Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 27-të dhe të fundit për sezonin 2020/21 në Ligën e Parë, shkruan Insporti.
Skuadra e Malishevës ka shkruar historinë sot, duke arritur që të sigurojë inkuadrimin në Superligë për herë të parë.
Përveç skuadrës së Malishevës, nga sezoni i ardhshëm në Superligë do të inkuadrohet edhe skuadra e Ulpianës.
Ulpiana shënoi fitore 1-2 në udhëtim te Ramiz Sadiku, duke arritur të shpallet kampione në Grupin B dhe duke siguruar kështu inkuadrimin në Superligën për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e drejtuar nga Fadil Ademi sezonin e mbylli me 53 pikë.