×
  • Sport
  • Sport

    Liga e Parë: Malisheva dhe Ulpiana afër inkuadrimit në Superligë, gjithçka vendoset në xhiron e ardhshme

    Insajderi
    08 May 2021 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot u zhvilluan të gjitha ndeshjet në kuadër të javës së 26-të, njëherish të parafundit në Ligën e Parë, shkruan Insporti.

    Pesë ndeshje u zhvilluan në Grupin A, kurse pesë të tjera në Grupin B.

    Rezultatet e të gjitha takimet:

    Grupi A’

    Liria 1–2 Vëllaznimi

    Malisheva 4–2 Trepça

    Dukagjini 4–1 Drenasi

    Istogu 2–0 Vushtrria

     A&N 1-1 Onix Banja

    ‘Grupi B’

    Dardana 4-1 Ramiz Sadiku

    Ulpiana 5–2 Kika

    Vitia 2–3 Vllaznia e Pozheranit

    Flamurtari 3–2 KEK-u

    2 Korriku 3–1 Ferizaj

    Malisheva është skuadra që është shumë afër inkuadrimit direkt në Superligë nga pozita e parë në Grupin A, teksa në javën e fundit i nevojitet vetëm një barazim ose fitore. Teksa, Dukagjini renditet i dyti në këtë grup dhe ka të siguruar barazhin, në rast se nuk përfiton eventualisht nga një humbje e Malishevës për t’u inkuadruar direkt.

    Nga Grupi B inkuadrimin direkt në Superligë është afër që ta sigurojë Ulpiana, skuadër të cilës i duhet fitorja në javën e fundit.

    Në këtë grup i dyti renditet Flamurtari, i cili barazhin e ka të siguruar, por gjasat janë që në javën e fundit të sigurojë edhe inkuadrimin direkt, nëse fiton dhe në anën tjetër Ulpiana humb ose barazon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark