Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 27-të dhe të fundit për sezonin 2020/21 në Ligën e Parë, shkruan Insporti.
Skuadra e Malishevës ka shkruar historinë sot, duke arritur që të sigurojë inkuadrimin në Superligë për herë të parë.
Malisheva shënoi fitore 0-3 në udhëtim te Vëllaznimi, duke arritur të shpallet kampione në Grupin A dhe duke siguruar kështu inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar për sezonin e ri.
Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi e mbylli sezonin me 60 pikë.