×
Show

Lily fal Phil Collins, “babain e keq”

Insajderi
07 March 2017 - 20:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në skenë ishte i paarritshëm, ndërsa jashtë saj kishte defektet e tij dhe për disa zgjedhje që ka bërë në jetë edhe vetë e ka deklaruar në më shumë se një rast se kanë qenë të gabuara.

Bëhet fjalë për këngëtarin e famshëm britanik, Phil Collins, që në familje kurrë nuk e pati shkëlqimin e karrierës. Por sot, vajza e tij, aktorja Lily Collins e ka falur.

27-vjeçarja ka publikuar një libër me ese dhe rrëfime personale, ku rrëfen betejën e saj me anoreksin dhe buliminë dhe rritjen pa patur të atin në krah në momentet më të vështira të jetës.

“Të kam falur për gjithçka! Të kam falur që nuk ke qenë babai që unë prisja, që nuk ke qenë me mua atëherë kur ta kisha më shumë nevojën. Mirëkuptoj zgjedhjet e tua, megjithëse nuk do të pajtohem asnjëherë me to”, thotë ajo.

Ajo i drejtohet të atit, tashmë 66-vjeçar me një thirrje. “E shkuara mbetet e shkuara dhe ne nuk mund ta ndryshojmë atë, por mund të shohim nga e ardhmja dhe asnjëherë nuk është vonë për ta bërë këtë”, thotë ajo.

Lily ishte vetëm 5 vjeç kur Phil dhe e ëma e saj, Jill Tavelman u divorcuan. Ajo jetoi me të ëmën në Los Anxheles, ndërsa këngëtari i zhvendos në Zvicër për dy dekada dhe takimet mes tyre ishin të rralla.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark