×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Aparati shtetëror po shantazhon në Drenas

    Insajderi
    23 November 2016 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë “turpi i këtij shteti të kapur ka zbarkuar i tëri në Drenas, dhe nuk po lenë formë pa përdorur për të ngulfatur vullnetin e qytetarëve të Drenasit me darka të dhunshme, me shantazhe dhe frikësime, sepse e kanë parë se Drenasi ka vendosur të ndryshoj”.

    “Dje ata vazhduan edhe me mbyllje të shkollave në fshatra të Drenasit, duke detyruar nxënës e mësimdhënës t’ju shkojnë në tubimet e tyre partiake”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në facebbok.

    “Ftoj vëzhgues të pavarur nëse ka mbetur ndonjë, ftoj organizatat të monitorojnë se çfarë po ndodh në Drenas, ftoj mediet t’i përcjellin zhvillimet në këtë komunë, sepse është rasti që për herë të parë qytetarit të Drenasit të mos i devijohet vullneti i tij”, ka shkruar më tej Limaj.

    Ai gjithashtu, ka ftuar edhe monitoruesit ndërkombëtar këtu në Kosovë që të angazhohen e të mbikëqyrin zgjedhjet në Drenas.

    “Nëse të gjithë kontribuojmë në këtë aspekt, atëherë do të mundemi që ta ndalojmë aparatin shtetëror që të mos përdorë shtetin kundër procesit demokratik zgjedhor”, ka përfunduar Limaj./Insajseri.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark