×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Limaj flet për akuzat ndaj tij: Bojleri, çbojleri, dreqi

    Insajderi
    01 December 2021 - 22:22

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se akuzat që i kanë bërë ndaj tij pa prova tregojnë se në Kosovë mungon “vetëdija shtetërore”

    Ai tregon se si i kanë akuzuar edhe prindërit e tij, në kohën kur ata ishin në spital të sëmurë.

    “Si shoqëri ende nuk e kemi përjetuar shtetin dhe nuk dimë si të sillemi. Në kohën kur duhej një unitet ne merremi me personalizime. Nëse një gazetar ka një lajm ekskluziv, por e di që e dëmton shtetin nuk e shpërndan atë. Këtë e dini. E cka bëjmë ne. Bëhesh tabelë e qitjes, ‘Hajn, kriminel e të tjera’. Bojleri, çbojleri, dreqi. E qitke atje një titull. Ku ka prova. A kanë dalë ndonjëherë. Në aeroport më kanë akuzuar prindërit se i kanë qitur në kufi. Prindërit ishin në spitale në gjendje të rëndë. Thonin se ishte në kufi. Pse s’ka një fakt apo incizim. Pse s’ka një fakt. Ku ndodhi tash një rast. Në Minisitri të ?Financave. pse nuk u publikuan. Pse nuk doli asnjëherë EULEX. Dërgoi mesazh pasi nuk kishte aktakuza dhe prova. Nëse bëhet një padrejtësi në një vend, atëherë ndodh në cdo vend. Kur i bëhet dikujt një padrejtësi, duhet reagim. E këtu bëhen personale. Pse? Se na mungon vetëdija shtetërore”, tha ai në T7

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark