×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Limaj në shtëpinë e Krasniqit: Aspak e lehtë për të gjithë ne të diskutonim pa prezencën fizike të bacit Jakup

    Insajderi
    17 January 2021 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me anëtarë të tjerë të partisë kanë qëndruar në shtëpinë e mikut të tij, njëherit kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqit, për të biseduar me bashkëluftëtarë të Negrocit dhe struktura të Nismës në këtë fshat.

    “Aspak e lehtë për të gjithë ne të diskutonim pa prezencën fizike të bacit Jakup, i cili padrejtësisht nuk është në vendlindjen e tij për të cilën dha kontribut mbi 50 vjet”, ka shkruar Limaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

    Limaj gjithashtu, gjatë këtij bashkëbisedimi të hapur, ka kërkuar mobilizim për të mbështetur vizionin dhe projektin e tij në mbrojtje të vlerave kombëtare.

    “NISMA Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit, ia ka ofruar Drenasit dhe Kosovës kandidatët më të mirë, me vlera të larta patriotike e njerëzore”, ka shkruar në fund të statusit të tij kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark