×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Limaj: Rama s’është dashur ta dërgojë draftin e Asociacionit pa i konsultuar krerët e Kosovës

    Insajderi
    08 June 2023 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me draft-statutin e propozuar të Asociacionit, të cilin ua ka dërguar Gjermanisë dhe Francës.

    Ai ka vlerësuar se kryeministri Rama ka gabuar pasi nuk ka konsultuar krerët shtetëror të Kosovës.

    “Rama nuk është dashtë ta bëjë dërgimin e draftit në ato adresa pa u konsultuar me shtetin e Kosovës. Për shkak të marrëdhënieve Kosovë- Shqipëri, është dashtë t’i njoftojë krerët shtetëror. Ka mundësi që nuk e kishin dëgju… Rama është dashtë ta njoftojë, nëse i mbyllet dera, por ta bëjë gjestin veprimin për propozimin, pastaj me drejtu në adresat e shteteve të fuqishme. Mungesa e këtij hapi, mendoj ka qenë veprim jo i duhur. Kosova nuk është Albin Kurti, Kosova e ka zotin e shtëpisë, duhet të konsultohet me të”, ka thënë ai në RTV Dukagjin.

    Limaj theksoi se kryeministri Rama, nuk do duhej të kontribuojë në tensionimin e raporteve Kosovë – Shqipëri.

    Tutje ai e ka akuzuar pozitën dhe opozitën në Kosovë, se nuk “po e kuptojnë se në çfarë situate është vendi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark