12:21 - 20 Shkurt 2016

Limoni është një frut i cili është i përbërë nga shumë vitamina si C, A, B1, B6, dhe kjo është arsyeja pse shpesh cilësohet si si një super-ushqim.

Limoni ndihmon në dietën tuaj të përditshme për të parandaluar sëmundjet dhe kushtet shëndetësore si grip, pezmatim i fytit, infeksionet bakteriale dhe presionit të lartë të gjakut.

Ai mund ti shërbejë shëndetit tuaj në mënyra të ndryshme, duke përfshirë trajtimin e dhimbjes përmes njw recete të thjeshtë.

Për përgatitjen e kësaj recete ju në fillim duhet të qëroni dy limona dhe lëkurët i vendosni në një gotë qelqi, hidhni në të pak pika vaj ulliri dhe mbylleni gotën e qelqit dhe lëreni për dy javë, shkruan portali healthylifetricks.com

Pasi ilaçi juaj është gati për përdorim, vendosni pak nga vaji dhe aplikojeni atë në zonën e prekur. Mbështilleni zonën që lyet me një qese plastike dhe një shall leshi.

Trajtimi kryhet në mbrëmje pasi nyejt tuaja pushojnë gjatë natës dhe mund të shërohen më lehtë./insajderi.com