×
  • Sport
  • Botërori 2022

    “Lionel të lutem qëndro”, letra emocionuese e Fernandez për Messin në vitin 2016

    Insajderi
    23 December 2022 - 09:33

    Enzo Fernandez u shpall Kampion i Botës me Argjentinën teksa mesfushori ishte një nga elementët më të rëndësishëm për trajnerin Lionel Scaloni, madje në fund të turneut lojtari që aktivizohet me Benficën në Portugali, u shpall edhe “Lojtari i Ri më i Mirë”.

    Për Fernandez ishte një ëndërr të luante përkrah Lionel Messit dhe ndoshta në suksesin e “pleshtit” me kombëtaren ka edhe ai një meritë speciale duke qenë se në vitin 2016, kur mesfushori ishte vetëm 15-vjeçar, i dërgoi një letër Messit për t’u rikthyer në kombëtare duke qenë se sulmuesi i dëshpëruar pas disfatës në finalen e Kupës së Amerikës ndaj Kilir, deklaroi tërheqjen nga albicelestet. Së fundmi, letra e Fernandez për Messin është rikthyer në vëmendje dhe fjalët e përzgjedhura nga mesfushori janë vërtetë të veçanta.

    “Si mund të të bindim për të vazhduar nëse ne jemi një katastrofë? Si mund të të bindim në momentin që në jetën tonë nuk kemi provuar as edhe 1% të presionit që ti ke? E di se kur zgjohesh në mëngjes dhe shihesh në pasqyrë, ndjen presionin e të gjithë kombit. Ata kërkojnë dhe presin që të bësh gjithçka në mënyrë perfekte dhe duket gati qesharake fakti që kërkojnë nga ty gjithçka. Si mund të bindim të qëndrosh në momentin që nuk e kuptojmë se je një qënie njerëzore si të gjithë, sigurisht ke një talent që askush tjetër nuk mund ta ketë, lojtari më i mirë në planet, por në fund je sërish një human. Si mund të të bindim të qëndrosh kur nuk kuptojmë se nuk je t’i përgjegjës për inatin që shkakton një disfatë?Le të provojmë dhe t’i kërkojmë vetes vetëm 1% nga ajo që i kërkojmë Messit. Si mund të të bindim të qëndrosh, kur t’i mund të ishe duke pushuar në plazh, por sërish je duke luajtur për kombëtaren. Megjithatë, sërish të vendosin në dyshim nëse vrapon sa duhet apo nëse këndon himnin. Lionel bëj çfarë të duash, por të lutem qëndro. Por, bëjë këtë që të argëtohesh sepse njerëzit kërkojnë të ta marrin këtë. Është një botë që ka një presion qesharak, dhe kërkojnë të të marrin gjënë më të rëndësishme në një lojë. Argëtimin.

    Të shoh ty me fanellën e kombëtares është krenaria më e madhe, luaj për t’u argëtuar sepse kur t’i argëtohesh, nuk e ke idenë sa shumë argëtohemi edhe ne. Faleminderit dhe më vjen keq”, përfundon letrën dedikuar Messit, Enzo Fernandez kur ishte vetëm 15-vjeç. Gjashtë vite më vonë, ai dhe idhulli i tij më i madh janë bashkë Kampionë të Botës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark