×
  • Lajme
  • Lajme

    Lipjani, Drenasi, Ferizaj e Prizreni, komunat më transparente për vitin 2023

    Insajderi
    30 May 2024 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Demokratik I Kosovës, e ka shpallur Lipjanin, Drenasin, Ferizajn dhe Prizrenin si komunat më transparente për vitin 2023, të cilat janë vlerësuar me 97 pikë.

    KDI, në kuadër të programit për qeverisje lokale dhe pjesëmarrje qytetare edhe këtë vit ka pasqyruar nivelin e transparencës për 38 komunat e Kosovës për vitin 2023 të dhëna këto që janë paraqitur edhe në një raport të titulluar “Transparometri Komunal”.

    Sipas të gjeturave në këtë raport një nga sfidat kryesore që KDI ka hasur gjatë mbledhjes së të dhënave është mosfunksionimi i webfaqeve komunale, si dhe komunat që kanë përjetuar regres të konsiderueshëm si shkak i përballjes me sfida të ndërlidhura me stabiliteti politik dhe administrativ janë katër komunat veriore, që kanë ndikuar negativisht në transparencë dhe llogaridhënie.

    Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë sipas gjetjeve, transparenca komunale në nivel komunash përgjithësisht ka shënuar rënie të lehtë krahasuar me raportin e vitit 2022.

    Ai ka shtuar se nga të dhënat e përgjithshme tregojnë se perfomancë më të mirë kanë Kuvendet Komunale.

    Kryeziu ka theksuar se si shkak i konteksteve specifike politike në katër komunat e veriut është treguar mungesë të transparencës dhe llogaridhënies.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark