×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Lira turke bie me 14 përqind, pasi Erdogan pushon nga puna Guvernatorin e Bankës

    Insajderi
    22 March 2021 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Monedha e Turqisë ka rënë deri në 14% pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shkarkoi guvernatorin e bankës qendrore të vendit gjatë fundjavës.

    Naci Agbal ishte kredituar si një forcë kryesore në tërheqjen e lira nga nivelet e ulëta historike.

    Z. Erdogan e zëvendësoi atë me një lëvizje të befasishme të Shtunën, dhe ky është zëvendësimi i tretë i guvernatorit të bankës qendrore në më pak se dy vjet.

    Z. Agbal, i emëruar në nëntor, kishte rritur normat e interesit për të luftuar një normë inflacioni që shkon mbi 15%.

    Pushimi nga puna ka tronditur investitorët vendas dhe të huaj që kishin vlerësuar politikën e fundit monetare të bankës qendrore të Turqisë. Pasojat nga shkarkimi goditën aksionet në bursën e Stambollit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark