×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lirohen çmimet e disa artikujve bazë në Kosovë

    Insajderi
    14 March 2023 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e fundit sa i përket lëvizjeve të çmimeve të artikujve bazë brenda javës.

    Të dhënat e nxjerra nga raporti flasin për disa ndryshime të çmimeve, ku vërehet kryesisht një rënie e lehtë.

    Derisa para një jave 30 copë vezë kushtonin 4.39 tani ato kushtojnë 4.31 euro, makaronat kushtonin 1.02 euro tani 500 gramë kushtojnë 0.97 euro, ajka kushtonte 1.63 euro tani ka çmim 1.55 euro, detergjenti për enë para një jave ka kushtuar 2.31 euro tani kushton 2.23 euro.
    Ndërsa çmimi i artikujve tjerë bazë, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim ani pse muajin e fundit ka një rënie të ndjeshme të çmimeve të karburanteve.

    Shikojeni tabelën e publikuar nga ASK:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark