
Dy serbët e arrestuar nga Policia e Kosovës janë liruar, shkruan Insajderi.
Trajan Trajkoviq dhe Boban Dajic, dyshoheshin për spiunazh.
Prokuroria në Gjilan në arsyetimin për arrestim kishte thënë se të dyshuarit ishin arrestuar pasi po përpiqeshin që të dërgonin dokumentet të Beogradit tek zyrtarë të caktuar komunalë serb.
Dokumentet ishin gjetur në automjetin e të dyshuarve.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha kishte konfirmuar se arrestimi i tyre kishte ndodhur në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” që lidhë Kosovën me Serbinë.
Ndërsa, e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se të arrestuarit janë drejtorë shkollash në rajonin e Gjilanit, duke e cilësuar arrestimin si “sulm ndaj popullatës serbe dhe shembull të dhunës juridike”./RTK