×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lirohet ish-presidenti i Sampdorias, i cili akuzohej për falimentime të qëllimshme

    Insajderi
    23 May 2022 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Massimo Ferrero, ish-presidenti i klubit italian të futbollit, Sampdoria, është lënë i lirë ditën e sotme.

    Ai ishte lënë në arrest shtëpiak prej 24 dhjetorit, pasi pak ditë më parë ishte dërguar në qeli.

    Hetimi, i koordinuar nga Prokurori Publik i Paolës, kishte të bënte me falimentimin e katër kompanive në sektorin e hotelerisë, turizmit dhe kinemasë me qendër në provincën e Cosenza: Ellemme spa, Blu Cinematografica srl, Blu Line srl dhe Maestrale srl. Tetë të pandehurit e tjerë u dërguan në gjyq së bashku me Ferreron, duke përfshirë vajzën e tij Vanessa, ish-bashkëshorten Laura Sini dhe nipin Giorgio.

    Ferrero, së bashku me tetë persona të tjerë akuzoheshin për falimentimin e qëllimshëm të disa kompanive që kishte në Kalabri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark