Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë.
Sot u mbajt një seancë në Gjykatën Themelore në Gjilan, me ç’rast u mor edhe ky vendim.
Në kërkesën e Prokurorisë, kërkohej që Valon Zymberi t’i ndalohet ofrimi ndaj disa personave të caktuar dhe kërkohet që i njëjti të lajmërohet në stacion policor.
“Kerkesa e Prokurorise per te pandehurit eshte ndalimi i ofrimit te personave te caktuar dhe lajmerim ne Stacionin Policor ne Gjilan. Gjyqtari i procedures paraprake ne lidhje me kete çeshtje sot do te mbaje seancen degjimore ne ora 15:00 dhe pas mbajtjes se seances do te nxjerr aktvendim”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.
Valon Zymberi është një nga emrat më të përmendur ditëve të fundit në vend.
Atij iu publikuan disa video ku shihet teksa me disa persona të tjerë sulmon fizikisht udhëheqësin e grupit të tifozëve “Intelektualët”, Taulant Byqmeti.
/Insajderi.org/