Është publikuar lista finale me kandidatët për deputetë të Koalicionit AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo është lista finale e Koalicionit AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, me njerëz të devotshëm, gra dhe burra të dëshmuar, jo vetëm në përcaktimin e tyre për Shtet e Familje por edhe me përgatitje të admirueshme profesionale, është oferta më e mirë për Kosovën”.
Bartës i kësaj liste është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, që është edhe kandidat i këtij koalicioni për kryeministër, teksa numër dy është kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.
“Me politikanë me përvojë, pjesëtarë nga shoqëria civile, njerëz të dëshmuar në udhëheqje e në sektorë jetikë për vendin, janë garanca më e fortë e përfaqësimit të zërit të qytetarit në Kuvendin e Kosovës.
Të fokusuar në cilësinë e një përfaqësimi sa më dinjitoz, gjinor, rajonal e sektorial, Lista e Koalicionit të udhëhequr nga kandidati për Kryeministër dhe bartës i listës, Ramush Haradinaj, është Listë për Kosovën Fituese”, thuhet ne njoftim.