×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lista e plotë – këta janë 12 kandidatët e Nismës që nuk mund të garojnë për deputetë

    Insajderi
    20 January 2021 - 21:41

    Dymbëshjetë kandidatë të Nismës Socialdemokrate nuk do të mund të garojnë në listën e kësaj partie për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Gazeta Insajderi ka siguruar emrat e kandidatëve të Nismës që janë dënuar me aktvendim të plotfuqishëm në tri vitet e fundit dhe që iu ndalohet të kandidojnë për deputetë.

    Mes 12 emrave që s’do të jenë në listën e Nismës, janë edhe Endrit Shala, shef i grupit parlamentar të kësaj partie në legjislaturën e fundit. Shala është dënuar me aktivendim të plotëfuqishëm me 18 korrik 2019.

    Po ashtu, është edhe ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, i cili është dënuar me 30 tetor 2018.

    Më poshtë emrat e 12 të dënuarve të Nismës të cilët nuk mund të kandidojnë për deputetë:

    1.   z. Vesel Krasniqi, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P 3364/2018  të dates: 30.10.2018

    2.  z. Besnik Berisha, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, PKR 310/2016  të dates: 14.06.2018,

    3.   znj.Filloreta Bytyçi, e denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P 379/2018  të dates: 13.11.2019,

    4.   znj. Valentina Alijaj, e denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P 450/2019  të dates: 30.09.2019,

    5.   z.Xhafer Berisha, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P -1371/2018  të dates: 08.03.2019,

    6.   z.Aziz Thaçi, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P-101/2018  të dates: 11.04.2019,

    7.   z.Musa Fetahaj, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P-363/2018  të dates: 09.04.2019,

    8.   z.Hasime Daka, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P-2080/2016  të dates: 12.06.2018,

    9.    z.Fatmir Gërdellaj, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P-1793/2017  të dates: 25.06.2018,

    10.   z.Vehbi Avdullahaj, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P 717/2016  të dates: 08.08.2018,

    11.   z.Endrit Shala, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P 197/2018  të dates: 18.07.2019,

    12.   z.Ardian Nokaj, i denuar me Aktgjykim të Plotfuqishem, P 514/2009  të dates: 17.05.2019.  /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark