×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lista Serbe dorëzon listën me kandidatët për deputet, për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë

    Insajderi
    15 January 2021 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lista Serbe ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat pritet të mbahen më 14 shkurt.

    Në një deklaratë për media, presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se “edhe kësaj radhe Lista Serbe ka zgjedhur kandidatët më të mirë dhe më cilësorë”.

    “Ne me krenari theksojmë se pas Listës Serbe ka rezultate, por më e rëndësishmja, prapa popullit serb në Kosovë dhe Listës Serbe qëndron mbështetja e fortë e presidentit Aleksandar Vuçiq. Prandaj e di që kësaj radhe do të fitojmë të dhjetë mandatet e destinuara për serbët në Kosovë”, citohet të ketë thënë Rakiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark