×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Listës së Vjosa Osmanit i bashkohet një analist

    Insajderi
    15 January 2021 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Dardan Velija i është bashkuar listës së Vjosa Osmanit.

    Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinentit të u.d të presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, në një paraqitje televizive në Kanal 10.

    Velija me opinionet e tij është parë i afërt me LDK’në.

    Ndërsa Peci ka thënë se lista e Vjosa Osmanit do të jetë e pasur, dhe emrat do t’i shihni ditëve në vazhdim, por njëri prej tyre do të jetë edhe Dardan Velija, i cili në atë moment ndodhej në studion e emisionit “Politiko” të Kushtrim Sadikut, tanimë bashkë me kolegun e tij partiak, Faton Peci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark