×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lituania alarmohet nga sulmet në Poloni: Të mbrohet çdo centimetër i territorit të NATO-s

    Insajderi
    15 November 2022 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda ka thënë se e ka pranuar me shqetësim sulmin ndaj Polonisë.

    Reagimi i tij vjen pasi dy raketa ruse raportohet se kanë goditur një fshat në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

    Presidenti i Lituanisë, Nauseda, ka thënë se duhet të mbrohet çdo centimetër territor i NATO-s.

    “Lajme shqetësuese nga Polonia sonte për së paku dy shpërthime. Jemi duke mbajtur kontakt të ngushtë me miqtë polakë. Lituania qëndron në solidaritet të fortë me Poloninë. Çdo centimetër i territorit të NATO-s duhet të mbrohet!”, ka shkruar presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda në Twitter.

    Lituania është shtet anëtar i NATO-s nga viti 2004. Një reagim i ngjashëm, më herët, erdhi edhe nga Estonia. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark