×
  • Sport
  • Sport

    Kompletohet shorti i Kampionatit Botëror, Zvicra luan kundër Serbisë

    Insajderi
    01 April 2022 - 18:54

    Në Doha të Katarit po hidhet shorti që do të përcaktojë tetë grupet e Botërorit, “Katar 2022”, shkruan Insporti.

    32 skuadrat do të ndahen në tetë grupe, secili me nga katër ekipe. Çdo grup mund të ketë maksimumi 2 kombëtare europiane.

    GRUPI A: Katar, Holanda, Senegali, Ekuadori

    GRUPI B: Angli, SHBA, Irani, Uells/Skoci/Ukrainë

    GRUPI C: Argjentina, Meksika, Polonia, Arabia Saudite

    GRUPI D: Franca, Danimarka, Tunizia, Peru/Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe

    GRUPI E: Spanja, Gjermania, Japonia, Kosta Rika/Zelanda e Re

    GRUPI F: Belgjika, Kroacia, Maroku, Kanada

    GRUPI G: Brazil, Zvicra, Serbia, Kameruni

    GRUPI H: Portugali, Uruguai, Koreja e Jugut, Gana

    Lexo edhe:

    Për herë të parë në histori shorti po hidhet pa u njohur të gjitha skuadrat finaliste. Pritet të luhen 3 “play off”-et, një në Europë, me Skocinë që do të luajë kundër Ukrainës dhe dy “play off”-et ndërkontinentale me tek ndeshje që do të luhen në qershor. Zelanda e Re do të përballet me Kosta Rikën, ndërsa Peruja pret fituesit e “play off”-it të Azisë mes Australisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

    FIFA do t’i ndajë skuadrat gjeografikisht, por me 13 kombëtare europiane në 8 grupe, do të thotë se 5 nga grupet do të kenë dy ekipe nga kontinenti plak. Kur do të luhen ndeshjet? Oraret do të jenë 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00.

    Kampionati Botëror do të nisë më 21 nëntor dhe finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark