×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool fiton derbin kundër Evertonit

    Insajderi
    01 December 2021 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Evertonit si mysafir në derbi e qytetit me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 14-të të Ligës Premier.

    Ndeshja nisi më mirë për ‘The Reds’ që kishin raste që në start.

    Nuk vonoi shumë dhe goli erdhi në minutën e 9-të, kur Andreë Robertson asistoi te Jordan Henderson që shënoi për 1-0.

    Liverpopoli vazhdoi trusnin në portën e rivalëve lokal dhe në minutën e 19-të, lojtari më në formë i kësaj skuadre Mohamed Salah shënoi për 2-0.

    Pjesa e parë u mbyll me golin e Everton, që erdhi pas asistimit të Richarlison te Demarai Gray që shënoi për 2-1.

    Në pjesën  e dytë ishte kënga e njëjtë, pasi që Liverpooli shpejt ktheu epërsinë prej dy golave.

    Salah shënoi edhe një herë me një goditje nga zona e penalltisë për 3-1.

    Në minutën e 79-të u mbyllën të gjitha dilemat kur Diogo Jota shënoi për 4-1.

    Liverpooli me këtë fitore mbetet në vendin e tretë më 31 pikë, pas Chelseat dhe Man Cityt

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark