Liverpool është në një udhëkryq për të ardhmen. A do të rinovojë kontratat e Salah dhe Mane, të dy skadojnë në verën e 2023, apo do t’i shesë në verë?
E vërteta është se “Reds” do të duhet të vendosin nëse do t’i japin njërit prej tyre statusin e lojtarit më të paguar apo jo. Ndërkohë, thashethemet për Mane te Bayern Munich mund të bëhen konkrete me kalimin e ditëve. Rasti i Salah është për PSG, ku Mbappe duket se nuk e sheh të ardhmen më në Francë dhe klubi francez po mendon ta zëvendësojë atë me Salah.
Tani për tani Liverpool ka vetëm dy emra në mendje për t’i zëvendësuar dy yjet e saj.
Emri i parë është Serge Gnabry i Bayern i cili nuk do të rinovojë me gjermanët. Pastaj është Mason Mount i cili pëlqehet shumë nga Klopp.