UEFA ka zbuluar emrin e gjyqtarit që do e ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.
Francezi, Clement Turpin është gjyqtari kryesor i takimit final në ligën më prestigjioze evropiane për klube.
Turpin ishte gjyqtar kryesor edhe në takimin e parë çerekfinal të Real Madridit kundër Chelseat në “Stamford Bridge”.
Kjo është ndeshja e parë e Turpin që drejton një ndeshje ku luan Liverpooli.
Liverpooli dhe Real Madridi do të sfidohen në Paris më 28 maj në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve këtë edicion.