×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lladrovci i reagon ashpër ish-bashkëpartiakut pas intervistës së tij për Insajderin

    Insajderi
    03 October 2022 - 12:59

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar ndaj opozitarit në këtë komunë, Driton Ajazit pasi ky i fundit në intervistën për Gazetën Insajderi e kishte akuzuar kryetarin e Drenasit për nepotizëm, udhëheqje të dobtë dhe se po punon në interesa të oligarkëve.

    Lladrovci e qujati Ajazin “bedel” duke paralajmëruar së së shpejti do të gjendet para drejtësisë.

    “Sigurisht, bedelit i dhemb shumë dështimi për të mashtruar qytetarët me premtime boshe. PDK është parti e vlerave andaj është e natyrshme që asamblistët dhe anëtarët që përkohësisht abstenuan të kthehen në shtëpinë e tyre, në bastionin e pathyeshëm.  Bedeli me shokë pritet së shpejti të gjendet para drejtësisë për nxitje të ngacmimit, falsifikim, detyrim të falsifikimit të llogarive sociale, etj”, tha Lladrovci.

    Ish- kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi, kishte kritikuar Lladrovcin edhe për shpenzimet duke i thënë se e ka mendjen për udhëtime jashtë vendit e të shikojë ndeshje futbolli.

    Ndërsa Lladroci përmes një reagimi në ”facebook” ju përgjigj atij duke i thënë se shpenzimet janë racionale.

    “Jemi racional në shpenzimet e parasë publike, planifikim dhe zbatim të çdo projekti. Vonesat për zbatimin projekteve të planifikuara dhe në zbatim, nuk është përgjegjësi jona.  Harta zonale, është ndër të arriturat tona, as kjo opozitës nuk pritet t’i pëlqejë”, thuhet në reagim.

    Ajazi, në një intervistë për Gazetën Insajderi kishte folur për udhëheqjen e Ramiz LLadrovcit nga PDK-ja në këtë komunë.

    Ai tha se Kryetari i Drenasit nuk po punon në të mirë të qytetarëve dhe se po i shërben bizneseve të afërta me të. 

    “Qeverisje e dështuar pa plan konkret, që nuk shtyn përpara interesat e përgjithshme të Komunës së Drenasit, por vetëm agjendat e grupeve të caktuara të interesit  apo oligarkëve të ndryshme që i kanë qëndruar prapa gjatë zgjedhjeve”, tha ai.

    Sipas tij, përderisa Lladrovci po përmbush oreksët e oligarkëve, qytetarët po përballen me probleme si mungesa e ujit të pijshëm. 

    “Janë reth 22 fshatra me mungesë të elementit kryesor, ujit të pijshëm. Pastaj kulminacioni i nepotizmit ka arritur. Të afërmit, familjarë e madje edhe të afërm të vartësve të tij kanë punësuar familjarë në pozita të ndryshme qoftë në administratën komunale, shëndetësi dhe arsim dmth kulmi është arritur”, pohoi Ajazi. 

    Ish-kandidati për kryetar në Drenas, ja ka përmendur kryetarit Lladrovci edhe udhëtimet jashtë vendit duke i thënë se e ka mendjen për pushime e të ndjek ndeshje futbolli.

    Ajazi para se të mbaheshin zgjedhjet lokale ishte pjesë e PDK-së. Dega e kësaj partie madje i kishte dhënë mbështetje për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale që u mbajtën. Por, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e kishte zyrtarizuar kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për kryetar të Komunës së Drenasit. 

    Kjo bëri që Ajazi ta nisë iniciativën “Demokratët për Drenasin”, që tani  ka 7 asamblist në Kuvendin Komunal. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark