×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lladrovci në Prekaz: Përkulemi me nderim të thellë për sakrificën e pakrahasueshme të familjes Jashari

    Insajderi
    06 March 2021 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

    Kryetari Lladrovci është shprehur se përkulemi me nderim të thellë për sakrificën e pakrahasueshme në histori të përbotshme të Jasharajve legjendar, për çlirimin e Kosovës.

    Shkrimi i plotë i tij në Facebook:

    Në vijim të shënimit të Epopesë së UÇK-së, sot kemi bërë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta pranë vendit ku prehen Komandanti legjendar Adem Jashari dhe Jasharajt e pavdekshëm së bashku me Kryetarin Bekim Jasharin dhe përfaqësuesit e komunës së Drenasit dhe Skenderajt.

    Gjithmonë përkulemi me nderim të thellë për sakrificën e pakrahasueshme në histori të përbotshme të Jasharajve legjendar, për çlirimin e Kosovës.

    Lavdi e përjetshme për Komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari!

    Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!

    Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark