×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Llafe llafe”, Presidentja citon Dafina Zeqirin

    Insajderi
    26 October 2021 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar shkrarkimin e kryetarës së KQZ-së, Valdete Dakës.

    Osmani, ka thënë se veprimi i saj ishte duhuri pasi që Daka kishte mbajtur anshmëri politike.

    ‘’Asolutisht. Pa asnjë dyshim. Diasporën i trajtoi si qytetarë të kategorisë së dytë. Të gjitha këto më kanë bindur se shkelja e integritetit është bërë nga Daka. Daka ka mbajtur anshmëri politike’’, tha ajo në Prime Time.

    Tutje ajo për kritikat në këtë vendim dhe emërimin e ri, citoi një pjesë të këngës së Dafina Zeqirit.

    ‘’Ata që flasin e ka kërkuar këtë ai ose ajo, janë LLafe llafe, qysh thotë Dafina, kështu që duhet edhe me i injoru’’.

    Pas deklaratës së Osmanit do ta dërgojë lëndën në Kushtetuese, Osmani thotë se kjo është e drejtë e secilit.

    ‘’Është e drejtë e secilit që të dërgojë rastin në gjykatë. S’ka asgjë që e nfalon një president që të emërojë dikë tjetër në KQZ’’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark