×
  • Sport
  • Sport

    Llapi e fiton për herë të dytë rresht Superkupën “Kosovë-Diasporë“

    Insajderi
    18 October 2022 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Llapit e ka fituar për herë të dytë radhazi Superkupën “Kosovë-Diasporë”.

    Fituesja e Kupës së Kosovës, të martën, në stadiumin qendror të Kampit Nacional në Hajvali, e ka mundur skuadrën fituese të Kupës së Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër, FC Kosova Zurich, me rezultat 3:1.

    Kjo ndeshje zhvillohet tradicionalisht nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, si shenjë mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm që bashkëatdhetarët tanë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për futbollin dhe vendin tonë në përgjithësi.

    Të dyja ekipet shfaqën lojë të pëlqyeshme dhe interesante, por që në fund mbizotëroi cilësia e skuadrës së elitës së futbollit kosovar. Të parët rrugën e golit e gjetën mysafirët, e golin e shënuar nga Skiavano, por më pas llapajanët e arritën të përmbysin rezultatin me golat e Ilir Krasniqit, Gerhard Prognit dhe Kushtrim Shabanit, duke u kurorëzuar me meritë me këtë trofe për të dytin vit rresht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark