Sot është dita e gjashtë e Lojërave Mesdhetare, Oran 2022 dhe Kosova do të garojë me pesë sportistë.
Pas suksesit në ditën e djeshme, ekipi kosovar kërkon të korr paraqitje të mira edhe sot.
Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Shpetim Bajoku janë sportistët që dje i sollën tri medalje të reja Kosovës, Fazliu të artën, ndërsa dy djemtë të bronztën.
Për ta vazhduar atë sukses sot garojnë edhe sportistët e notit, xhudos, shenjëtarit dhe atletikës.
Garën e fillon Alush Telaku në sportin e notit, pas tij janë dy përballjen në xhudo me Shpati Zekaj dhe Loriana Kuka.
Nexhat Sahiti do të jetë në shenjëtari dhe Astrit Kyreziu në atletikë.
Mbetet të shihet se a do t`i përcjell suksesi i mbrëmshëm sportistët që garojnë sot.