Pak ditë deri në zgjedhjet në Shqipëri, dhe pjesë e fushatës zgjedhore sot janë bërë edhe disa lojtarë të Kombëtares së Shqipërisë.
Kanë bërë thirrje të votohet kreu i opozitës, Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Taulant Xhaka me anë të një video mesazhi të publikuar, ka dalë në mbështetje të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë nga Xhaka.
Thirrje ka bërë edhe ish mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj.
“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni Ndryshimin”.
Edhe lojtari Migjen Basha ka dalë në mbështetje të Partisë Demokratike.
“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë.
Thirrje kanë bërë edhe Ansi Agolli dhe Ergys Kaçe. /Insporti.com/