×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët e kombëtares vlejnë rreth 44 milion euro

    Insajderi
    24 May 2016 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrim pjesë për herë të parë në një kampionat europian dhe për këtë fakt jemi edhe në vëmendjen e mediave më të rëndësishme sportive në Europë. “Gazzetta dello Sport” ka bërë një analizë të vlerës monetare të kartonëve të futbollistëve të Shqipërisë.

    44.2 milionë euro vlejnë kartonët e lojtarëve kuqezi, të paktën sipas “Gazzetta dello Sport”, e cila bën një krahasim me mesfushorin francez Pogba, ku thuhet se vetëm ky lojtar vlen gati dyfishin e kësaj vlere.

    Në këtë analizë, lojtari me vlerën më të lartë te Shqipëria është mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, i cili vlerësohet me 9 milionë euro, ndërsa Ansi Agolli ka vlerën më të ulët të kartonit, me vetëm 300 mijë euro, sipas “transfermarkt”, që i është referuar media italiane.

    Megjithatë, kombëtarja shqiptare do të provojë të bëjë surprizën në Francë pavarësisht vlerës së ulët të kartonëve të lojtarëve, shkruan TCH. Kujtojmë që po këta lojtarë ishin që na kualifikuan në Euro 2016 dhe atëherë vlerësoheshin edhe më pak e u përballët si të barabartë me ekipe si Portugalia e Danimarka me lojtarë shumë herë më të shtrenjtë e në fund ja dolëm. Pse të mos tentojmë sërish të bëjmë surprizën?!

    Ja sa është kartoni i secilit lojtar

    Portiere: Etrit Berisha 4mln €
    Mbrojtes : Elseid Hysaj 9 mln €, Lorik Cana 1 mln €, Mërgim Mavraj 1.6 mln €, Ansi Agolli 300 mijë €, Frederic Veseli 800 mijë €, Arlind Ajeti 1 mln €, Berat Gjimshiti 1 mln €, Naser Aliji 700 mijë €
    Mesfushore: Burim Kukeli 500 mijë €, Taulant Xhaka 4 mln €, Ledian Memushaj 1.4 mln €, Amir Abrashi 2.25 mln €, Migjen Basha 800 mijë €, Ergys Kaçe 3 mln €, Andi Lila 700 mijë €, Ermir Lenjani 1 mln €
    Sulmues: Shkëlzen Gashi 2.75 mln €, Odise Roshi 450 mijë €, Milot Rashica 2 mln €, Sokol Cikalleshi 2.3 mln €, Armando Sadiku 750 mijë €, Bekim Balaj 2 mln €, Rei Manaj 1 mln €

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark