Futbolli është një lojë për të rinj, por kështu nuk mendojnë disa futbollistë, përfshirë edhe portierin e dytë të kombëtares shqiptare, Orges Shehi, 38 vjeç, i cili është lojtari i dytë më i moshuar në Evropian.
Në të vërtetë, numri 1 i Skënderbeut këtë pozicion duhet ta ndajë me tre të tjerë, përfshirë portierin e Italisë, Gianluigi Buffon si dhe mbrojtësin e Portugalisë, Ricardo Carvalho.
Lojtari i tretë më I vjetër në Euro 2016 është sulmuesi islandez, ishi-lojtari i Chelsea-t, Eidur Gudjohen, shkruan TCH.
Por, kush është lojtari më i vjetër që do të jetë në Europian? Për vendin e parë do të ketë dy lojtarë, ose më saktë, dy portierë, Shay Given i Irlandës dhe Gabor Kiraly i Hungarisë. Që të dy janë nga 40 vjec.