×
  • Sport
  • Sport

    Lojtari që ka thyer rekord me transferime

    Insajderi
    16 November 2016 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë lojtarë vendosin të mos festojnë, në shenjë respekti, kur realizojnë një gol kundër skuadrës në të cilën kanë luajtur. Nëse këtë do ta bënte Sebastian Abreu, ndoshta do të mund të festonte kurrë! Lojtari uruguaian, në fakt, ka nënshkruar kohët e fundit transferimin e tij numër 28 në karrierë, duke u futur kështu në librin e rekordeve Guinness.

    I lindur si mbrojtës, i kthyer më pas në sulmues, Abreu tani ka kaluar te Bangu (transferimi i tretë në sezon), ekip brazilian i Rio de Zhaneiros, duke çuar në 23 numrin e skuadrave profesioniste për të cilat ka luajtur.

    Në rrugëtimin e tij të gjatë, dyzetvjeçari, që luan futboll prej 21 vitesh, ka luajtur në 9 shtete të ndryshme: Uruguai, Argjentinë, Meksikë, Spanjë. El Salvador, Brazil, Paraguai, Izrael dhe Greqi. Herën e parë që ka luajtur në Europë ka qenë 1998, kur ka nënshkruar me Deportivo La Coruna, skuadër me të cilën ka luajtur vetëm një sezon për t’u transferuar më pas te Gremio.

    Në koleksionin e tij të trofeve Abreu ka 1 kampionat brazilian, me Botafogon në 2015-ën, 5 kampionate uruguaianë (Clausura 2001, Uruguayo 2001, Apertura 2003, Apertura 2004 dhe Uruguayo 2005), 2 kampionate argjentinase (Clausura 2001 me fanellën e San Lorenzo-s dhe Clausura 2008 me atë të River Plate) dhe një Kupë të Amerikës, në 2011-ën.

    Abreu ka veshur 70 herë fanellën e Uruguay, duke marrë pjesë edhe në dy Botëror, atë të 2002-it dhe atë të 2010-ës. Në kampionatin zhvilluar në Afrikën e Jugut ka realizuar penalltinë (me stilin panenka), falë së cilës Uruguai ka kaluar Ganën, duke u kualifikuar në gjysmëfinale ku është mundur nga Holanda.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    05 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark