×
  • Lajme
  • Lajme

    Lojtari shqiptar e eliminon me thikë lojtarin më të fortë në botë në CS:GO

    Insajderi
    20 January 2022 - 12:08
    lojtari
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Video-lojërat, e posaçërisht CS:GO (Counter Strike: Global Offensive), janë tejet të popullarizuara edhe në territoret shqipfolëse.

    Madje, ndryshe nga ç’mendohet prej gjeneratave të vjetra, video-lojërat sot janë shndërruar në karrierë ku të rinjtë paguhen me shuma të majme për profesionalizmin e tyre.

    Por, përtej profesionalizmit e seriozitetit, video-lojërat në esencë kanë të bëjnë me argëtimin e kënaqësinë.

    Një moment të tillë argëtues na ka dhuruar lojtari i njohur shqiptar, rigoN, i cili është edhe pjesë e ekipit “BLINK”.

    rigoN dje ka arritur që ta eliminojë me thikë lojtarin më të fortë në botë për lojën CS:GO, i cili është “s1mple”.

    Ky moment është pritur me mjaft të qeshura nga fansat të cilët kanë qenë duke e ndjekur rigoN në livestream, shkruan Telegrafi.

    Vlen të ceket se edhe një lojtar tjetër shqiptar, juanflatroo, e kishte eliminuar me thikë lojtarin “s1mple” kohë më parë.

    Prandaj edhe eliminimi i djeshëm nga rigoN është shndërruar në shakanë se “s1mple o ma i fortë amo rigoN e ka kithë n’mirage n’ramp”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark