×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lojtari spanjoll bëhet viral, “bukë me vete” dhe me çadër në plazhin publik

    Insajderi
    06 July 2022 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manu Trigueros, lojtari i Villarrealit, është bërë viral në internet me fotot e tij gjatë pushimeve verore që po kalon me familjen e tij.

    Djaloshi edhe pse i ka të gjitha mundësitë financiare për të shijuar pushime luksoze në ndonjë jaht apo në ndonjë ishull magjik, spanjolli ka vendosur të veprojë ndryshe nga të tjerët.

    Një nga momentet e tij që po kalon pushimet verore, shihet i ulur në tavolinë e i veshur me kanatjere të bardhë, duke shijuar një pjatë gjellë nga duart e mamasë së tij dhe një gotë verë.

    Në foton tjetër ai gjendent në një plazh publik, në Playa de Benicasim, me vajzën e tij pranë bregut të detit, ku duket qartë se ka ngulur çadrën e tij të plazhit në rërë dhe një copë të shtruar në tokë për të qëndruar.

    “Kur arrita për testet, shokët e skuadrës më tallën pak për fotot e mia të postuara, por unë i marrë me shaka dhe sportivitet. Fotoja ime duke ngrënë një pjatë gjellë në Talaveram në psikun e vapës, tërhoqi shumë vëmendje. Sidoqoftë, gjella e nënës sime është shumë e mirë.

    Mua nuk më pëlqen të vendos foto jahtesh e gjërash luksoze në rrjetet e mia sociale. Verën e kam shijuar shumë kështu në mënyrën time, më shumë se kushdo tjetër”, është shprehur Trigueros

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark