×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Loriana Kuka siguron medaljen, kalon në finale të Lojërave Mesdhetare

    Insajderi
    01 July 2022 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhudistja jonë, Loriana Kuka ka kaluar në finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.

    Loriana ka vazhduar me fitore duke arritur kështu në finalen e madhe të kategorisë deri në 78 kilogramë.

    Xhudistja pejane ka mposhtur në gjysmëfinalen kundërshtaren e saj kroate, Petrunjela Paviq, për të siguruar kështu medaljen.

    Me këtë fitore është siguruar medalja nga Loriana, por ajo synon ta fitojë të artën.

    Në finale, Loriana do të ndeshet me francezen Chloe Buttigieg.

    Kjo është medalje e gjashtë për Kosovën në “Oran 2022”.

    Më parë kanë fituar të artën Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, ndërsa të bronztën e kanë fituar Akil Gjakova dhe Floka Loxha në xhudo, si dhe Shpejtim Bajoku në boks.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark