×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lorik Boshnjaku: Lojtarët e Prishtinës duan të luajnë vetëm për dy ngjyra dhe qytetin, nuk e diskutojmë pjesën e barazhit

    Insajderi
    16 May 2022 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lorik Boshnjaku përmes lidhjes telefonike në emisionin Kamp10nët, ka zbuluar problemet financiare të klubit, por që këto nuk do të jenë aspak probleme për ta ndaluar Prishtinën të largohet nga zona e barazhit.

    Sipas kapitenit të bardhekaltërve, në disa ndeshje ka munguar motivimi, por kur është një ndeshje jetike për Prishtinën, ata gjithmonë do të gjejnë motivin për ta fituar ndeshjen.

    “Ne duam të luajmë për dy ngjyra dhe një qytet, por ne kemi probleme të ndryshme, duke filluar nga zhveshtoret të cilat është rrezik të marrim ndonjë sëmundje nga ato vende, por problemi i fundit te Prishtina janë lojtarët” tha fillimisht Boshnjaku.

    Kapiteni i Prishtinës beson te skuadra e tij, dhe tregon për sakrificën që e kanë bërë gjatë gjithë vitit.

    “Të gjithë e dinë çfarë sakrifica kemi bërë për klubin, dhe vazhdojmë t’i bëjmë, ne do ta mbyllim vitin si burrat ashtu siç jemi marrur vesh, e njoh kapacitetin e të gjithë lojtarëve, respekt për Llapin por ne kemi treguar që kur është puna për me vendos të luajmë, ne fitojmë, dhe kështu do ja dalim deri në fund” përfundoi Lorik Boshnjaku.

    Prishtina pas humbjes me Dritën, rrezikon seriozisht të përfundoi në zonën e Play Out, në rast humbje apo barazimi në Zahir Pajaziti kundër Llapit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark