×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Lotito po i bërtiste keq në telefon”! Legjenda e Shqipërisë po largohet nga Lazio, mund t’i bashkohet FSHF-së

    Insajderi
    04 July 2022 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Igli Tare duket se po vjen drejt fundit të kohës së tij te Lacio. Me tifozët e kthyer kundër, tani marrëdhëniet janë prishur edhe me presidentin e klubit, Lotito.

    Ky i fundit i ka besuar kaq shumë drejtorit shqiptar në gjithë këto kohë, por çdo fillim e ka një fund. Sipas raportimeve të ardhura nga mediat italiane, afrimi i Angelo Fabriani në strukturat drejtuese të klubit është sinjal i qartë se Tare duhet të spostohet.

    “Lotito i bërtiste vazhdimisht Tares në një telefonatë. Është thyer marrëdhënia, Tare po ndihet i fyer dhe i lënë mënjanë”, shkruhet nga Il Messagero. Ndërkohë “Lalaziosiamonoi” hedh bom.bën duke shkruar se tani mund të vijë një bashkëpunim i Tares me FSHF, për t’u rikthyer në atdhe. /Sport Ekspres/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark