×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Luana Vjollca në gjendje jo të mirë shëndetësore, fotografohet duke marrë serum

    Insajderi
    14 December 2022 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në puntatën e fundit të ‘’Zemër Luana’’, Luana Vjollca ishte gjatë tërë emisionit me zë të ngjirur.

    Përkundër përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe temperaturës së lartë, ylli shqiptar vendosi të mbajë emisionin si zakonisht dhe qëndroi deri në fund.

    Por duket se gjendja nuk i është përmirësuar akoma. Ka qenë makeup artisti Henri Gjata, që kujdeset për Luanën këtë sezon, i cili ka zbuluar një pamje jo të këndshme ku prezantuesja duket në gjendje jo të mirë shëndetësore duke marrë serum.

    ‘’Punë punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë’’, ka shkruar Henri ndërsa ka shtuar: Se e kemi ngrënë mësysh.

    Duket se Luana edhe episodin e radhës po e xhiron në gjendje të rënduar dhe është për t’u duartrokitur mos dorëzimi i saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark