16:24 - 07 Dhjetor 2022

Big Brother Vip Kosova ka nisur të transmetohet që nga e hëna e kësaj jave.

Një ndër banorët e këtij reality show, është edhe Gjon Karrica i njohur me nofkën Lugati.

Karrica i cili vjen nga Gjakova por jeton në Zvicër, ishte i bërë i njohur në vitin 2015 me këngën “Sex Toy”.

Këngën dhe klipin eksplicit, ai e kishte realizuar së bashku me brazilianen Jessy.

Jessy vite më parë ka qenë e dashura e reperit amerikan 50 cent.

Të dy këta protagonistë kishin bërë bujë mediatike në emisionin e Arian Çanit “Zonë e Lirë”.

Gjatë këtij emisioni, Karrica e kishtë nxitur Jessyn të t’ia tregonte publikut vathin në organin e saj gjenital. E ajo nuk kishte ngurruar që t’i “trondiste” shqiptarët me pamjen. / Insajderi