Luhatesja ndahet në dysh, vdesin dy persona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Luhatesja ndahet në dysh, vdesin dy persona

    Insajderi
    15 July 2019 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky është momenti i tmerrshëm kur një luhatëse në një park lojërash në Indinë perëndimore është “ndarë në dysh”, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen dy njerëz dhe janë lënduar 29 të tjerë.

    Sipas mediave të huaja, një incident i tillë ka ndodhur të dielën në Parkun e Lojërave të Balvatika pranë liqenit Kanakaria në qytetin Ahmedabad të shtetit Gujarat.

    Videoja e tmerrshme tregon momentin kur pjesa që mbartte ngarkesën, u këput, derisa ishte duke u lëkundur rreth 20 metra mbi tokë.

    Pamjet thuhet se gjithashtu tregojnë zyrtarët e shpëtimit duke tërhequr njerëzit e plagosur nga aty.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark