×
Show

Luizi i ‘çmendur’ i BBVA ka një lajm aspak të mirë për fansat e tij

Insajderi
22 March 2023 - 08:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka paralajmëruar se do të largohet nga shtëpia e BBV nëse eliminohet e dashura e tij, pasi kjo e fundit doli në nominim kokë më kokë me Olta Gixharin.

Ai u shpreh se është e kotë të qëndrojë brenda shtëpisë nëse fansat e tij dhe të moderatores së bashku, nuk arrijnë që të nxjerrin Oltën Gixharin jashtë.

Luiz Ejlli u shpreh se do të bëjë gati valixhet dhe do të largohet nëse eliminohet moderatorja, edhe nëse kjo e fundit ka biletë kthimi.

“E kam dashur këtë lloj nominimi, mu plotësua ëndrra. Ose largohet Olta Gixhari nga kjo shtëpi në këtë mënyrë, ose nuk largohet ndryshe, duke marrë parasysh se është kokë më kokë me Luizin dhe Kiarën, jo vetëm me Kiarën. Nëse ndodh e kundërta, sepse nuk e di sa mbështetës kemi jashtë, por nuk e them as presion edhe as për mosrespekt ndaj këtij formati. Nëse del Kiara të shtunën, do bëj gati valixhet së bashku me të, dhe do dal me të, pak rëndësi ka nëse ka biletë kthimi, unë nuk kthehem më nëse del Kiara. Është e kot të qëndroj kur nuk arrijnë mbështetësit e neve të dyve për të nxjerrë Oltën”, tha Luizi.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark