×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Luizi ka një kërkesë të veçantë për Kiara Titon

    Insajderi
    23 January 2023 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luizi Ejlli është shprehur disa herë që në “Big Brother Vip” ka hyrë me synimin për të fituar. Mirëpo ky synim i tij ishte parësor deri në momentin që pa Kiara Titon brenda shtëpisë dhe “ra në dashuri”.

    Edhe vetë këngëtari është shprehur se nëse do t’i duhet të zgjidhte midis lojës dhe Kiarës do të zgjidhte këtë të fundit. Së fundmi Luizi është ulur dhe ka biseduar me moderatoren, ku i ka thënë shumë qartë që tek ai është si “thembra e Akilit”.

    Këngëtari madje i ka kërkuar Kiarës të distancohet nga debatet e banorëve të cilët po e përdorin për të sulmuar atë.

    “E vetmja pikë e dobët e imja në këtë shtëpi je ti. Nuk kam asnjë. Je thembra e Akilit, ose merre si të duash. E vetmja gjë që më bën të dal në ekstrem është nëse shikoj që je prekur, je cënuar ti. Ta kërkoj me shpirt të jesh e ftohtë, t’i injorosh dhe mos t’u kthesh përgjigje fare,”-ka shtuar Luizi.

    Nga ana tjetër megjithëse asnjëherë nuk e kishte pranuar publikisht se ka qenë në një romancë me Butrint Imerin, më herët Kiara Tito rrëfeu se fakti që ka pasur një lidhje publike ka qenë shumë presion për të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark