10:39 - 16 Shkurt 2023

Mbrëmjen e kaluar, në “BBVA”, janë diskutuar disa tema.

Teksa kanë realizuar një “talk show”, banorët kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me disa çështje.

Njëra ndër temat e diskutuara ishte edhe lidhja apo martesa mes gjinive të njëjta, ku shumica e banorëve u deklaruan pro.

Luizi ishte ai i cili doli kundër, duke i cilësuar si anormale martesat mes gjinisë së njëjtë.

“Kur i shoh dy meshkuj që puthen bashkë plot pasion dhe më thotë djali: O babi pse puthen ata njësoj siç puth ti mamin? Çfarë t’i them. Është jo normale”, tha Luizi kur u pyet mbi këtë temë.

Kundër tij, ishte Kiara, e cila është treguar e mirëkuptueshme ndaj komunitetit LGBT+.

Tags: , , ,