×
  • Showbiz
  • Show

    Luizi zbulon dy aleancat e krijuara brenda shtëpisë dhe zbardh skenarin

    Insajderi
    21 March 2023 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse nuk pranohet nga banorët, për Luizin, janë krijuar disa aleanca brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Teksa ishte duke biseduar me banorët, Luizi tha se sipas tij, janë 2 aleanca.

    Një është mes tij, Kiarës, Kristit dhe Keisit, ndërsa e dyta mes Oltës, Qetsorit dhe Antonetës.

    “Unë Kiara, Kristi, Keisi. Tjetra, Olta, Qetësori, Antoneta.“- tha Luizi.

    Nëse do pyetej nga banorët me siguri do tregonte një tjetër formim, por e la me kaq. Nga ana tjetër, Kiara tha se nuk është në asnjë aleancë, madje as me vete Luizin.

    Ndërsa Olta dhe Qetsori, janë parë shpesh të bisedojnë për plane loje, e herë pas here e kanë përfshirë edhe Antonetën në bisedat e tyre. Kjo e fundit, nuk duket se iu është bashkuar grupit.

    Sesa të forta janë këto aleanca, mbetet të shihet me kalimin e ditëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark