Interi ka zyrtarizuar transferimin e Kristjan Asllanit, me mesfushorin që ka firmosur kontratën me klubin zikaltër.
20-vjeçari starton kështu aventurën e re me Interin, pas transferimit nga Empoli për 12 milionë plus 2 të tjera bonus.
Prezantimi i mesfushorit kuqezi fillimisht është bërë nga ana e Interit me një video ku shfaqet Romelu Lukaku duke folur për Asllanin dhe më pas klubi ka postuar foton e mesfushorit duke firmosur kontratën në prani të presidentit Stiven Zhang.
“Fola me djalin e ri, Asllanin. Më pëlqen mentaliteti i tij, ka për të surprizuar.
Është vetëm 20 vjeç, por nga mënyra si flet duket si 27.”, shprehet Lukaku.