×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Luksi do te ndalet, çmimet do të zbriten”, pushteti i ri harron premtimet, organizim luksi për Darkën e Lames në hotel luksoz me shumë të ftuar

    Insajderi
    25 October 2021 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ditën kur kryetemë e vendit është shtrejtimi i çmimeve të produkteve esenciale siç është buka dhe vaji, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtruar “Darkën e Lames”, në një nga hotelet më të shtrenjta të kryeqytetit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Me fushatën se do të ndalet luksi i qeveritarëve dhe do të zbriten çmimet e qytetarët, Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani erdhën në pushtet në fillim të këtij viti, duke marrë drejtimin e tri institucioneve kryesore, të Qeverisë, parlamentit dhe Presidencës.

    Por teksa, çmimet e produkteve esenciale ushqimore janë duke shënuar rritje rekorde nën pushtetin e ri, liderët e rinj nuk po ndalin avazin e vjetër të organizimit të ceremonive të kushtueshme në hotelet lukoze të Prishtinës.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka organizuar “Darkën e Lamës” një ceremoni me motive tradicionale shqiptare, e cila zakonisht është mbajtur në fund të tetorit kur janë vjelë të mirat e punës verore.

    Në mesin e shumë të ftuarëve në këtë organizim që po mbahet në njërin nga hotelet më të shtrenjta të Prishtinës, janë edhe kryeminstri Albin Kurtit dhe ish-presidentët e vendit Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga.

    Në vitin 2002,  Ditën e Falënderimit – Darkën e Lamës, ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova e shpalli festë shtetërore.

    Presidentja Vjosa Osmani, e vlerësoi shtrimin e Darkës së Lamës si festën që i jep kuptim shprehjes shqiptare “Bukë e kripë e zemër”.

    “Shekuj me radhë nën shenjën e dashurisë për njëri-tjetrin, respektin ndaj miqve, shqiptarët i kanë dhënë krah njëri-tjetrit në kultivimin e bereqetit dhe në mbledhjen tij, në darkën që është shtruar si shenjë falënderimi për të mira e mbledhura.” u shpreh Osmani.

    Tutje e para e shtetit tha se Darka e Lamës është pjesë e një trashëgimie të pasur shpirtërore të cilën shqiptarët e kanë trashëguar dhe e kanë ruajtur që nga kohët e hershme.

    “Sikur e dini presidenti Rugova gjithnjë festonte me miq, punonte me miq, dhe i falënderonte ata edhe për mirëqenin tonë. Ne do ta kultivojmë përherë këtë traditë të vyer të popullit shqiptarë, sepse vlerësojmë njësoj sikurse presidenti Rugova, se kultivimi i traditës së mirë e mbanë të gjallë shpirtin e një kombi.”




    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark