×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Luksi i pushtetarëve të PDK-së, Prizreni harxhon mbi 15 mijë euro në dreka e darka

    Insajderi
    18 September 2022 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjithsej 15 mijë e 248 euro ka shpenzuar Qeverisja e PDK’së në Prizren për dreka zyrtare për vetëm gjashtë muaj gjatë këtij viti. Ndërsa 888 euro mëditje vetëm për dy muaj nga kryetari Shaqir Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi. Gazeta Insajderi ndërmjet kërkesës për qasje në dokumente publike ka siguruar listën e shpenzimeve.

    Insajderi

    Pritja për Klubin e Futbollit “Beshiktash” nga Turqia i kushtoi komunës së Prizrenit plot 1 mijë e 379 euro.

    Ndërsa rreth 600 euro më shumë u shpenzuan për pritjen e ish-presidentit të Kroacisë, Stipe Mesiç. Gjithsej 1 mijë e 813 euro.

    Shumën prej 3 mijë eurove komuna ia dedikoi drekës zyrtare për “Shkollën Verore Ndërkombëtare 2022”, kurse 2 mijë euro u shpenzuan për drekën e Forumit të Bizneseve të Diasporës.

    E për festat e muajit qershor, qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës harxhoi më shumë se 2 mijë e 300 euro.

    Iftari në muajin e Ramazanit për përfaqësuesit e institucioneve kushtoi plot 2 mijë e 370 euro.

    Kryetari Shaqir Totaj dhe nënkryetari i Prizrenit Kujtim Gashi, kanë marrë 888 euro mëditje vetëm për muajin maj dhe qershor.

    Në dokumentet e siguruara nga Insajderi, shihet se kryetari Totaj ka marrë 636 euro mëditje për dy muaj. Ai kishte udhëtuar gjatë muajit maj të 2022’ës në Gjermani dhe në Francë.

    Ndërsa në fund të qershorit shkoi përsëri në Gjermani

    Ndërsa, nënkryetari Gashi ka marrë 252 euro mëditje brenda dy muajve.

    Ai kishte udhëtuar një herë në Gjermani dhe një herë në Durrës në maj të këtij viti./GazetaInsajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark