×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lum ne për mendtë e kresë”, Kelmendi habitet me durimin e kosovarëve për të mos u revoltuar

    Insajderi
    01 September 2022 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Adriatik Kelmendi ka numëruar krizat nëpër të cilat po kalojnë qytetarët e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Sipas Kelmendit, kosovarët janë më të fortë se guri përderisa po u bëjnë ballë varfërisë, izolimit, reduktimeve dhe pagave të ulët pa u revoltuar.

    Postimi i plotë:

    Kosovarët janë qytetarët më të varfër të Evropës.

    Kosovarët janë qytetarët më të izoluar të Evropës.

    Kosovarët të varfër dhe të izoluar po i përjetojnë reduktimet më të mëdha të rrymës.

    Kosovarët e varfër dhe të izoluar po përjetojnë mosdhënie pagash për shkak të ngritjes së zërit.

    Fëmijët e kosovarëve të varfër, të izoluar dhe në terr nuk do t’ia fillojnë mësimit me 1 shtator si fëmijët e shteteve të tjera të Evropës.

    Lum ne për vete!

    Lum ne për mendtë e kresë!

    Lum ne për durimin!

    Më të fortë se guri!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark